Kryetari i KSHPK-së mbajti takim me ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul, mbajti takim me ambasadorin Kilian Val, i cili më 16 nëntor 2026 përfundon misionin e tij diplomatik si shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Gjatë takimit u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shpresa se bashkëpunimi i suksesshëm me Misionin Diplomatik do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të KSHPK-së dhe forcimin e përpjekjeve për parandalimin e korrupsionit.
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, shprehu mirënjohjen e tij ndaj ambasadorit Val për angazhimin, mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në punën e KSHPK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit në avancimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit.
Kryetari Çuçul i uroi ambasadorit Val punë të mbarë dhe shumë suksese në angazhimet e tij të mëtejshme profesionale dhe diplomatike.















