Takim me Nismën Rajonale Antikorrupsion (RAI)
Më datë 24.06.2021, duke filluar nga ora 12:00, në hapsirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u zhvillua takim me përfaqësuesit e Nismës Rajonale Antikorrupsion (RAI) dhe Udhëheqësin e Sekretariatit të Nismës Rajonale për Antikorrupsion (RAI) Desislava Gotskova. Nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në takim moren pjesë Kryetarja e KSHPK- së, Biljana Ivanovska, Nënkryetari Mr. Shemshi Sallai, dhe anëtarët e KSHPK- së, Nuri Bajrami, Sofka Pejovska Dojçinovska dhe Mr. Vladimir Georgiev.
Takimi u mbajt me kërkesë të Nismës Rajonale Antikorrupsion (RAI), dhe në lidhje me aktivitetet e vazhdueshme të Nismës Rajonale Antikorrupsion (RAI) dhe KSHPK- së, duke përfshirë Udhërrëfyesin Rajonal për Luftimin e Korrupsionit dhe Financimit të Paligjshëm si një dokument i ri për bashkëpunim, si dhe Marrëveshja Ndërkombëtare për Shkëmbimin e të Dhënave për verifikimin e deklaratave të pronësisë të përgatitura në kuadër të Iniciativës Rajonale Anti-Korrupsionit (RAI) e nënshkruar në 19 Mars 2021 në Beograd, nga Kryetarja e KSHPK – së, Biljana Ivanovska, Ministresha e Drejtësisë të Republikës së Serbisë dhe Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të Republikës së Malit të Zi.
Pjesëmarrësit theksuan se bashkëpunimi do të vazhdojë në të ardhmen me mirëkuptim dhe mbështetje të ndërsjellë, si dhe realizimin e takimeve të reja.