Njoftim
Me datë 22.07.2021, në mjediset e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u mbajt takim pune të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me Zëvendës Kryeministrin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burimet njerëzore , Lupço Nikollovski.
Takimi, për kënaqësi të ndërsjellë, u mbajt për herë të parë në mjediset e reja të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Kënaqësia u shpreh bashkërisht që çështja e sigurimit të mjediseve të punës më në fund është zgjidhur për Komisionin Shtetërorë që do të kontribuojë në punën më efikase dhe të pandërprerë të Komisionit Shtetëror.
Në fokus të takimit ishin aktivitetet për përgatitjen e Ligjit për Origjinën e Pronës i cili do të jetë në shërbim të zbulimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe pasurisë me origjinë të paprovuar, me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit.
Më tej, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e informoi Komisionin Shtetëror me nivelin e zbatimit të Planit Qeveritar për luftën kundër korrupsionit si dhe masat e tjera të marra nga Kabineti në mënyrë që të sigurohet një sistem plotësisht i integruar në shërbim të qytetarëve.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Biljana Ivanovska dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror e informuan Zëvendës Kryeministrin e Qeverisë për aktivitetet aktuale në KSHPK.
Në të njëjtën kohë, ata diskutuan edhe për ndryshimet e ardhshme në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, gjë që do të heqë dobësitë e zbuluara në zbatimin aktual të Ligjit.
Në takim u theksua rëndësia e koordinimit të përbashkët në drejtim të luftës më intensive dhe më efektive kundër korrupsionit.
Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërinstitucional është i një rëndësie të veçantë, duke forcuar kapacitetet e nevojshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, si dhe tejkalimin e problemeve në kornizën ligjore dhe institucionale. Prandaj, procesi i ndërveprimit në drejtim të shkëmbimit të qetë të të dhënave dhe informacionit është thelbësor.