Njoftim për memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim
Me datë 22 shtator të vitit 2021, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Enti Shtetërorë i Revizionit dhe Shtëpia e Kleringut të KIBS SHA –Shkup nënshkruan memorandum bashkëpunimi dhe protokoll për shkëmbimin e të dhënave.
Memorandumi u nënshkrua me qëllim zbatimin e dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për revizion shtetërorë, për siguriminë e të dhënave të nevojshme nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore mbi transaksionet e kryera për llogaritë e hapura për këtë qëllim. Me këtë aktivitet krijohen kushte për realizimin e kompetencave, të drejtave dhe detyrimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetërorë të Revizionit në realizimin e mbikëqyrjes dhe revizionit të fushatës zgjedhore.
Protokolli i nënshkruar siguron kushtet për shkëmbimin e të dhënave të cilat rregullojnë fushën e të dhënave, afatet e dorëzimit, kanalet e shkëmbimit të të dhënave dhe karakteristikat e tjera teknike dhe teknologjike të shkëmbimit dhe nënshkrimit të mesazheve.