Konferenca e 9-të e shteteve anëtare nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC)
Nga data 13 deri më 17 dhjetor 2021, nën moton “Të Bashkuar Kundër Korrupsionit”, mbahet Konferenca e 9-të e shteteve anëtare nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC). Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit merr pjesë në këtë ngjarje globale kundër korrupsionit dhe përfaqësohet nga anëtari i tij Vladimir Georgiev, i cili është edhe kryetar i delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në konferencë. Në konferencë do të diskutohet për arritjet globale, por edhe sfidat në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke përfshirë konfiskimin dhe kthimin e pronave dhe aseteve të fituara përmes krimit dhe korrupsionit. Georgiev do të marrë pjesë në sesione të ndryshme, duke përfshirë strategjitë kombëtare kundër korrupsionit dhe planet e veprimit – zhvillimi, zbatimi dhe ndikimi; sfidat dhe mundësitë nga përdorimi i TIK-ut në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit dhe forcimin e integritetit; mbrojtja e sportit nga korrupsioni – nën moton “së bashku fitojmë të gjithë”; në seancën për rolin e institucioneve supreme të auditimit në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit – bashkëpunimi me ESHR-në (në këtë seancë pjesëmarrje virtuale ka edhe kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska). Ai do të jetë gjithashtu pjesë e një paneli të organizuar nga RAI dhe UNODC në të cilën do të diskutohet për të ardhmen e luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.
Në Konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), e cila në vitet e fundit është përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e UNCAC në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka përgatitur një Raport në hije për pocesin e dytë në auditim të konventës. Në këtë Konferencë, përfaqësues i QMBN do t’i drejtohet panelit për të ardhmen në luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore, të organizuar nga RAI dhe UNODC, ku do të transmetohen mesazhet nga raportet e SELDI-t dhe vlerësimet e fundit për korrupsionin në vend.