Takimi i mbajtur i Kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska me Ministrin e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja
Më 7 prill 2022, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska, realizoi takim me Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Takimi u mbajt me kërkesë të z.Ulsi Manja, i cili është në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në organizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe në të njëjtën i pranishëm ishte edhe ambasadori Fatos Reka.
Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, tregoi interes për statusin dhe kompetencat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mënyrën e punës së tij si dhe për bashkëpunimin me organet e tjera kompetente në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe në veçanti me Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, e ka informuar Ministrin Ulsi Manja se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është një organ shtetëror i pavarur me cilësi juridike dhe se për punën e tij është përgjegjës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku i paraqet raportet vjetore për punën e saj. Në të njëjtën kohë, ajo e prezantoi mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së, kompetencat e KSHPK-së, bashkëpunimin me organet e tjera si dhe aktivitetet e saj aktuale dhe të planifikuara.
Gjatë takimit, Ministri Ulsi Manja i prezantoi kryetares së KSHPK-së Biljana Ivanovska, aktivitetet në fushën e luftës kundër korrupsionit si dhe me organizimin e sistemit të parandalimit dhe shtypjes së korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.
Në takim u diskutua edhe për zbatimin e ligjeve në fushën e mbrojtjes së denoncuesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë.
Bashkë u konstatua se Lufta kundër korrupsionit është një proces i vazhdueshëm që kërkon veprim të përbashkët dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve në këtë fushë, ku për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit është e nevojshme vullneti politik.
Në fund të takimit nga të dyja palët u shpreh kënaqësia nga takimi i mbajtur si dhe gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen.