Takimi i mbajtur pune i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë Sllavica Grkovska dhe ministrin e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini
Më datë 14.09.2022, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), u mbajt takim pune të kryetares dhe anëtarëve të KSHPK-së me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Sllavica Grkovska dhe Ministrin e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.
Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale të KSHPK-së dhe Kabinetit të Zëvendëskryetares së Qeverisë përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë.
U ndanë mendime në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë, përmirësimit të performancës dhe detyrimeve të të dy institucioneve.
Së bashku u konstatua se bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë janë kyç në procesin e ndërtimit të institucioneve të përgjegjshme dhe llogaridhënëse.
Me ministrin Nuredini u shkëmbyen mendime për çështje aktuale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, si dhe për problemet që dalin nga ndërtimet pa plan dhe pa leje në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare. Njëkohësisht u shkëmbyen mendime për veprime të mundshme të përbashkëta në të ardhmen në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve afatgjata për të rregulluar situatën në këtë fushë.