Konferenca përfundimtare rajonale e Programit të Përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian ” Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza e II”
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe Sekretarja e përgjithshme e Komisionit Shtetëror, Mr. Irena Popovska, marrin pjesë në Konferencën përfundimtare rajonale të Programit të Përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – Faza e II”, e cila më datë 27 dhe 28 shtator 2022 mbahet në Budva, Mali i Zi.
Në ditën e parë të konferencës, në pjesën e seminarit tematik kushtuar luftës kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar, fjalim rasti kishte Kryetarja e Komisionit Shtetëror Biljana Ivanovska.
Në këtë kontekst, ajo u përqendrua në aktivitetet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në kuadër të fazës së dytë të Projektit kundër Krimit Ekonomik, të zbatuar nga Këshilli i Evropës, në kuadër të Programit Horizontal, ku Komisioni Shtetëror është një nga përfituesit kryesorë të projektit.