🔎INTEGRITETI SI SHTYLLË E QEVERISJES SË MIRË – KSHPK ME NJË RAPORT TË GJËRË DHE ME THIRJE PËR PËRGJEGJËSI MË TË MADHE INSTITUCIONALE
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si shtyllë e integritetit dhe luftës të paanshme kundër korrupsionit, me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie e publikon Raportin e monitorimit të implementimit të sistemit të integritetit për vitin 2024, në të cilin prezantohen jo vetëm rezultatet e politikave të realizuara, por edhe vizioni i qartë për forcimin e mëtejshëm të kapacitetit institucional të shtetit.
Në një periudhë kur besimi në institucione është kusht kyç për zhvillim, stabilitet dhe drejtësi, KSHPK me këtë raport përsëri e konfirmon rolin e saj si një korrigjues moral dhe sistematik i pushtetit publik, e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm që mbron interesin publik dhe vlerat etike.
Çfarë tregojnë të dhënat?
Monitorimi përfshiu:
- 72 institucione nga pushteti qendror,
- 72 njësi të vetëqeverisjes lokale,
- 16 institucione nga sektori i drejtësisë.
Nga këto:
- Vetëm 50 institucione nga pushteti qendror e plotësuan detyrimin për plotësimin e pyetësorit,
- 38 komunat përgjigjën plotësisht,
- Vetëm 6 institucione të drejtësisë e realizuan procesin e matjes.
Kështu, KSHPK identifikoi edhe institucionet që tregojnë angazhim të konsiderueshëm, si dhe ato për të cilat ka mundësi për përmirësim të dukshëm. Kjo shifër tregon përparim, por njëkohësisht edhe një sfidë, që na fton për mobilizim të përbashkët dhe veprime të vendosura.
Cilat institucione janë më së miri të renditura?
Në frymën e objektivitetit dhe vlerësimit të arritjeve, KSHPK prezanton renditjen e institucioneve më të suksesshme sipas nivelit të implementimit të sistemit të integritetit.
Në krye janë:
🏆 Enti shtetëror i revizionit – 92,3%
🏆 KSHPK – 82,31%
🏆 MAPAS – 80,77%
🏆 Ministria e Punëve të Brendshme,
🏆 Drejtoria e Doganave – 77,3%
Këto institucione janë shembuj të praktikës së mirë, të orientuara drejt llogaridhënies, disiplinës etike dhe transparencës, dhe meritojnë lavdërim publik.
Partneritete për transformim të qëndrueshëm
Gjatë vitit 2024, KSHPK realizoi një sërë aktivitetesh strategjike dhe operative në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe aktorë kombëtarë:
🔹 Me mbështetje të OSBE-së – Misioni në Shkup, u mbajtën punëtori rajonale me kryetarët e komunave dhe trajnime për personat përgjegjës për integritetin në komunat;
🔹 Me mbështetje të USAID-it, u organizua një punëtori kombëtare për menaxhimin e fuqisë diskrecionale, si një faktor i rëndësishëm rreziku për shfaqjen e korrupsionit;
🔹 U realizuan trajnime të avancuara dhe punëtori praktike për shërbyesit civilë, përmes të cilave u përmirësuan njohuritë, si dhe motivimi për zbatimin e standardeve etike.
Gjetjet kryesore:
📉 Mungesa e akteve të brendshme për konflikte interesi – në 54% të institucioneve;
📉 Rregullore e pamjaftueshme për dhurata dhe mikpritje – vetëm 52% kanë rregullore;
📉 Certifikim i ulët me standardet ISO për cilësi – nën 50% e institucioneve janë të përgjegjshme;
📉 Trajnime për integritet dhe anti-korrupsion janë mbajtur vetëm në 48% të institucioneve;
📉 Nivel i ulët i monitorimit të pavarur të integritetit nga vetë institucionet.
Rekomandime dhe udhëzime – çfarë do të ndodhë në 2025?
📌 Rishikimi dhe saktësimi i metodologjisë për monitorim;
📌 Përmirësimi i platformës teknike, për qasje më të lehtë dhe plotësimin e detyrimeve;
📌 Promovimi aktiv dhe rritja e numrit të nënshkruesve të Politikës për Integritet – në tremujorin e parë të vitit 2025, KSHPK tashmë ka dërguar një thirrje për t’u bashkuar me mbi 130 institucione.
KSHPK: Integriteti nuk është një formalitet – ai është një zgjedhje dhe detyrim
„Integriteti nuk është një dispozitë administrative, por një standard civilizues. Është një vlerë që ndërtohet çdo ditë, me veprime, me guxim dhe përkushtim. KSHPK do të vazhdojë me një intensitet më të madh, njohuri dhe energji partneriteti për të ndërtuar dhe mbrojtur integritetin e institucioneve, por edhe për ta kërkuar te çdo institucion – pa marrë parasysh shkallën ose statusin e tij.“