CAF – Punëtori për Planin e Përmirësimit
Grupi i punës për zbatimin e CAF2020 i formuar në kuadër të KSHPK-së dhe Udhëheqësisë së KSHPK-së me mbështetjen e ekspertëve të ReSPA dhe KDZ Austri, më 25.04.2023, në Qendrën e Trajnimeve të KSHPK-së, mbajti një CAF – Punëtori për një plan përmirësimi. Si rezultat i vetëvlerësimit të kryer nga grupi i vetëvlerësimit të CAF, u identifikuan pikat e forta, fushat dhe veprimet për përmirësim. Bazuar në prioritizimin e aktiviteteve përmirësuese, në punëtori u zhvillua një plan veprimi për përmirësim duke përcaktuar aktivitetet më të rëndësishme të përmirësimit. Qëllimet që u arritën në punëtori janë këto: arritjen e marrëveshjes për aktivitetet e prioritizuara për përmirësim, përcaktimin e planit të veprimit për përmirësim me aktivitetet e prioritizuara dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për integrimin e planit për përmirësim dhe zbatimin e tij.