Edhe nxënësit e ShF ,,Vëllazërimi’’ u inkuadruan në fushatën e luftës kundër korrupsionit
Nxënësit e shkollës „Vëllazërimi të lagjes Taftalixhe në Shkup u inkuadruan në fushatën „Bëhuni heronj të ndershmërisë“ për luftën kundër korrupsionit dhe me pjesëmarrjen e tyre u bënë heronj të ndershmërisë me qëllim që të vendosen vlerat dhe integriteti për afrimin e shoqërisë me praktikat kundër korrupsionit.
„Së bashku me prindërit kemi për detyrë ndaj shoqërisë që të krijojmë një rini, parimet jetësore të së cilës do të jenë ndershmëria, integriteti dhe etika. Jemi të vetëdijshëm se zhvillimi i vrullshëm teknologjik ka sjellë me vete sfida, e ritmi i jetës ka diktuar rregulla të reja në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, por, megjithatë, duhet të fillojmë me ndryshimet, duke ua treguar kështu rrugën e duhur nxënësve që në moshë të vogël, që të aftësohen kur do të përballen me situata të pakëndshme të bartin me vete vlera të mirëfillta, deklaroi drejtorja e shkollës, Jadranka Popovski.
Kjo fushatë është nismë e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si pjesë e Aktivitetit për kundër korrupsion dhe për integritet të cilin e zbaton Zyra e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) në Shkup, i financuar nga USAID-i.
„Fëmijët duhet të punojnë me zemër dhe me mend në jetë. Kjo do të thotë se duhet të edukohen, të respektojnë, por edhe të arsimohen, por nuk është qëllimi kryesor që të mësojnë për notë, nuk është qëllimi kryesor që ta kalojnë provimin pranues dhe të arrijnë sukses me çdo kusht. Është e rëndësishme që të mësojnë, sepse vetëm me shkencë, me profesionalizëm dhe zhvillim personal njerëzimi mund të ecë përpara. Mu për këtë, së bashku me prindërit dhe arsimtarët le t’ua rrëfejmë rrugën e përkushtimit të luftës kundër korrupsionit dhe kultivimin e kulturës së transparencës dhe përgjegjësisë“, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Me anë të kësaj fushate nxënësit dhe nxënëset edukohen mbi nocionet e integritetit dhe korrupsionit, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së tyre për efektet e dëmshme të korrupsionit, si dhe për krijimin e një lëvizjeje anti-korrupsion në vend që do të kontribuonte për një shoqëri me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
„Të gjitha vendet kanë problem me korrupsionin, por në përmasa të ndryshme. Kjo sëmundje e ashtuquajtur sociale në vend padyshim ndikon negativisht në ekonominë, rrënon stabilitetin social dhe bren besimin publik. Debatet publike, shkëmbimi i mendimeve, përfshirjen e temës në programet arsimore, janë aktivitete që do të kontribuojnë për nënshtrimin më të shpejtë të korrupsionit.“, bënë të ditur nga Zyra e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) në Shkup.
Deri në fund të vitit parashihet që të vizitohen gjithsej 13 shkolla në të cilat nxënësit dhe nxënëset do të edukohen se si të nënshtrohet korrupsioni në vend. Ngjarja e parë e fushatës u mbajt në shkollën fillore “Petar Pop Arsov” në komunën e Karposhit, si dhe në komunën e Qendrës në shkollën “Kole Nedellkovski”. Ngjarjet fillojnë me një komunikim ndërveprues të studentëve me aktorët e njohur Igor Angellov dhe Fisnik Zekiri, në cilësi të udhëheqësve të ligjëratës edukative, dhe me skenar të regjisores dhe skenaristes Eleonora Veninova.