Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bën thirrje për transparencë dhe analizë gjatë miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Furnizimet Publike
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shpreh shqetësim të thellë për ndryshimet dhe shtesat e propozuara në Ligjin për Furnizimet Publike, të cilat po miratohen përmes një procedure të shkurtuar dhe pa një diskutim të gjerë publik, debat ekspertësh dhe një analizë të plotë të pasojave të tyre.
Furnizimet publike janë një nga fushat horizontale kyçe në Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave (2021-2025), dhe për këtë arsye çdo ndryshim në kuadrin ligjor duhet të jetë objekt i një vlerësimi të kujdesshëm dhe transparent.
Veçanërisht shqetësuese është fakti se në ndryshimet e propozuara parashikohet ndryshimi i përbërjes së Komisionit Shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike, brenda një afati shumë të shkurtër prej 15 ditësh, çka hap pyetje shtesë për transparencën dhe arsyeshmërinë e këtyre ndryshimeve.
Duke marrë parasysh rëndësinë sistematike të Ligjit për Furnizime Publike dhe rreziqet e korrupsionit që lindin nga furnizimet publike, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur realizimin e një kontrolli kundër korrupsion mbi ndryshimet dhe shtesat e propozuara në Ligj. Ky kontroll është pjesë e angazhimeve për përcaktimin dhe zbutjen e rreziqeve të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në legjislacion, që është thelbësore për mbrojtjen e interesit publik.
Komisioni Shtetëror thekson se këto kontrolle janë efikase nëse realizohen në kohë, gjatë fazës së përgatitjes së ligjeve, dhe jo pasi ato të miratohen.
Komisioni Shtetëror i bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente të përfshihen në procesin e monitorimit të këtij rasti, me qëllim që të sigurohet respektimi i ligjshmërisë, transparencës dhe drejtësisë në marrjen e vendimeve.
Me respekt,
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT