Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka zhvilluar një sistem të mësimit elektronik të disponueshëm për të gjithë qytetarët dhe punonjësit e sektorit publik
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndërmerr aktivitete për edukimin dhe forcimin e kapaciteteve të punonjësve në administratën publike, si dhe të të gjithë personave të interesuar për edukimin e temave në fushën e politikës kundër korrupsionit.
Për këtë qëllim, me ndihmën e ekspertëve, në kuadër të projektit IPA II “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike në Maqedoninë e Veriut” u zhvillua sistemi I mësimit elektronik, një vend i unifikuar ku të gjitha palët e interesuara do të mund të kenë qasje dhe të edukohen për temën / fushën e politikës kundër korrupsionit.
Sistemi i mësimit elektronik është vendosur në faqen e internetit të KSHPK-së: https://dksk.mk/.
Lidhje e drejtpërdrejtë për qasje: https://lms.dksk.mk/.
Secili person i interesuar së pari duhet të regjistrohet duke futur të dhënat e nevojshme. Është e nevojshme që të dhënat të jenë të sakta.
Pas regjistrimit të suksesshëm gjenerohen mësimet e disponueshme të mësimit elektronik, ku duke klikuar në një nga mësimet sigurohet qasje në të. Pas leximit të plotë të materialit, ju ofrohet opsioni KONTROLLONI NJOHURINË TUAJ me një sërë pyetjesh. Pas përgjigjes me sukses të pyetjeve në fund të adresës suaj të e-mailit, krijohet një konfirmim zyrtar për ndjekjen e mësimit elektronik nga KSHPK-ja. Pyetjet mund të përgjigjen deri në tre herë, dhe vetëm nëse mësimi specifik është lexuar plotësisht paraprakisht.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në vitin 2022 ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës, si institucion kompetent për zhvillimin e politikës lidhur me të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë dhe vlerësimin e nëpunësve shtetërorë dhe publikë, përgatitjen e dokumenteve strategjike për funksionimin efikas dhe efektiv, trajnimin dhe përmirësimin profesional të nëpunësve shtetërorë dhe publikë, organizimin dhe zbatimin e trajnimit, reformën në administratën publike dhe zhvillimin dhe promovimin e shoqërisë së informacionit. Ndër të tjera, qëllimi i këtij Memorandumi është të mundësojë mbështetje dhe ekspertizë të ndërsjellë për vendosjen e moduleve të mësimit elektronik në fushën e politikës kundër korrupsionit, në platformën elektronike të trajnimit, pra në portalin e trajnimit të MSHIA-së.
Mësimet janë të disponueshëm edhe në Gjuhën Shqipe .