Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit realizoi takim me delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së Francës dhe Ekspertizës Franceze – Agjencia Shtetërore për Ndihmë Ndërkombëtare dhe Teknike
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 12.05.2022, realizoi takim me delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së Republikës Franceze dhe Ekspertizës Franceze – Agjencia Shtetërore për Ndihmë Ndërkombëtare dhe Teknike.
Delegacioni nga Republika e Francës, i cili është në një vizitë zyrtare pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku takimi i punës përbëhet nga: nga Ministria e Drejtësisë, Sebastien Sider – kreu i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Fanny Mondon nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Frederik Dibost – gjyqtar i marrëdhënieve, i cili është kompetent edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe nga Ekspertiza Franceze, Frederik Sansier – ndihmës drejtor i bashkëpunimit, Orelia Shaf – këshilltar i drejtësisë në Departamentin e Bashkëpunimit, Cvijeta Jekiç – ndihmës drejtor i Departamentit të „Drejtësisë, Qeverisjes, të Drejtave të Njeriut“.
Ekspertiza franceze është agjenci qeveritare, përgjegjëse për bashkëpunim me vendet partnere duke siguruar ndihmë ekspertësh në zbatimin e reformave të nevojshme në vendet partnere.
Nga ana e Delegacionit francez në takim u theksua se për Ekspertizën Franceze dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim, vendet e Ballkanit Perëndimor janë një grup prioritar për bashkëpunim si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të projekteve të udhëhequra nga BE-ja në temat: gjyqësori, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit.
Qëllimi kryesor është krijimi i një partneriteti afatgjatë me Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes projekteve dhe sigurimin e ndihmës eksperte dhe teknike për zbatimin e reformave të nevojshme.
Nga ana e Delegacionit francez u tregua interes për prioritetet dhe nevojat e KSHPK-së, me cilët partnerë bashkëpunon, si dhe në cilat fusha mund të krijohet bashkëpunim dhe të ofrohet ndihma e nevojshme.
Nga ana e Kryetares dhe anëtarëve të KSHPK-së u shpreh kënaqësia për mundësinë e ofruar për bashkëpunim. Gjithashtu, të ftuarit u njoftuan për projektet që KSHPK-ja aktualisht është duke i zbatuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Në takim u diskutua për mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit dhe partneritetit më specifik në fushat që janë prioritet për KSHPK-në.
Në takim u hap edhe diskutimi për bashkëpunimin e KSHPK-së me Prokurorinë Publike, si dhe për mundësitë për përmirësimin e tij.
Në fund të takimit u pajtua për komunikim të mëtejshëm për të përcaktuar nevojat e KSHPK-së për ndihmë dhe definimin e fushave për vendosjen e bashkëpunimit konkret.