Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit zhvilloi trajnim të brendshëm për zbatimin e sistemit të integritetit
Në kuadër të kompetencave të tij, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për nevojat e punonjësve të Sekretariatit organizon dhe zhvillon një proces të vazhdueshëm trajnimi për zbatimin e elementeve të sistemit të integritetit, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikteve të Interesave dhe Politikën e Integritetit.
Në përputhje me detyrimin për monitorimin dhe zvogëlimin e rreziqeve të korrupsionit, dhe në kontekstin e zbatimit të sistemit të integritetit, KSHPK-ja është e përkushtuar për ndërtimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e të gjithë personave zyrtar në procesin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga standardet e integritetit drejt kryerjes së ligjshme, të pavarur, të paanshme, etike, të përgjegjshme dhe transparente të detyrave të punës.
Prandaj, më 12.04.2023, në Qendrën e Trajnimit të KSHPK-së u mbajt trajnim për sistemin e integritetit, ku trajnuesit ishin punonjësit e Sekretariatit të KSHPK-së që punojnë në zhvillimin e elementeve individuale të sistemit të integritetit.