KOMISIONI SHTETËRORË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NËNSHKROI MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME PROKURORINË PUBLIKE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONIS SË VERIUT
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovеski.
Qëllimi i Memorandumit është që të avancohet dhe forcohet bashkëpunimi midis dy institucioneve për çështje me interes të përbashkët në lidhje me kompetencat e përcaktuara me ligj.
Memorandumi parashikon forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve përmes komunikimit të duhur, të menjëhershëm dhe reciprok që do të sigurojë shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit thelbësor, lidhur me gjetjet e përmbajtura në çështjet ndaj të cilave vepron Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe për të cilat dorëzohet iniciativa për fillimin e procedurës për ndjekje penale tek prokuroria publike kompetente, si dhe përmes përgatitjes së projekteve të përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me memorandumin e nënshkruar është paraparë që të dy institucionet të emërojnë persona të ngarkuar për komunikim të ndërsjellë efikas dhe efektiv.
Në momentin e nënshkrimit të Memorandumit u shpreh kënaqësia e ndërsjellë me shpresën se do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të realizimit të qëllimit të përbashkët, gjegjësisht luftës më efektive kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.