KSHPK-ja INSTITUCIONI I DYTË NË SHTETË SIPAS TRANSPARENCËS PËR VITIIN 20024
Në raportin për transparencën nga Agjencia e Mbrojtjen të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është vlerësuar në vendin e dytë më të lartë për nivelin e transparencës së institucionit për vitin 2024.
Gjatë vitit 2024, KSHPK-ja, në kuadër të institucionit “Kërkesë për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik”, ka pranuar 40 kërkesa për informata të karakterit publik, nga të cilat 39 janë përgjigjur brenda afateve të parashikuara, ndërsa një është refuzuar si e paligjshme. Ajo që dëshirojmë të theksojmë është se të gjitha kërkesat dhe përgjigjet kanë pasur karakter të jashtëzakonshëm kompleks, duke kërkuar të dhëna analitike për të cilat KSHPK-ja ka siguruar përgjigje të përshtatshme për palët e prekura.
Raporti për transparencën e institucioneve shtetërore ishte pjesë e procesit të monitorimit nga Agjencia, në kuadër të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike 2018-2023, e cila ka si qëllim përmirësimin e mjeteve për qasjen në informatat me karakter publik.
Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik në vitin 2024 ka vlerësuar faqet e internetit të institucioneve shtetërore, me fokus në publikimin dhe përditësimin e rregullt të dokumenteve në përputhje me Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.
Raporti për monitorimin e realizuar është i disponueshëm në lidhjen e mëposhtme: Raporti për vitin 2024.