KSHPK: KEMI NISUR PROCEDURËN PËR VERIFIKIMIN KUNDËRKORRUPSION TË LIGJEVE PËR VEPRIMTARINË E HOTELERISË, MBROJTJEN DHE SHPËTIMIT, LIGJIT PËR MBIKËQYRJE INSPEKTUESE DHE LIGJIT PËR QEVERISJEN LOKALE.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur një kontroll kundërkorrupsion të ligjeve, me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të rreziqeve të mundshme të korrupsionit gjatë zbatimit të procedurave përkatëse që lidhen me lëshimin e miratimeve dhe licencave të punës, lejeve për funksionimin e objekteve hotelerike, si dhe në pjesën e mbikëqyrjes së tyre, për zgjidhjet ligjore në vijim:
- Ligji për Veprimtari Hoteliere
- Ligji për Mbrojtje dhe Shpëtim
- Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese
- Ligji për Vetëqeverisje Lokale
- Ligje të tjera materiale.
Kontrolli kundërkorrupsion i ligjeve si proces përfshin një vlerësim të plotë dhe sistematik të dispozitave ligjore për të identifikuar mundësitë për abuzim, konflikte interesi, pasiguri dhe mangësi në ligje që mund të nxisin praktika korruptive. Po ashtu, do të bëhet një analizë dhe vlerësim i plotë i formës dhe përmbajtjes së dispozitave (ligje, akte nënligjore dhe akte të tjera të përgjithshme) që janë në përgatitje ose që janë tashmë të hartuara, nga aspekti i zbatueshmërisë praktike, harmonizimit dhe përmirësimit të tyre me qëllim identifikimin, parandalimin dhe minimizimin e rreziqeve në lidhje me mundësinë për korrupsion dhe përplasje interesash që mund të rezultojnë gjatë zbatimit të ligjeve.
Si rezultate kryesore nga kontrolli kundërkorrupsion, presim forcimin e qasjes parandaluese, dhe në vend që të reagojmë ndaj praktikave korruptive pas faktit, të kemi një qasje proaktive, duke mundësuar që ligjet të çlirohen nga rreziqet korruptive. Përmes këtij procesi do të bëhet një vlerësim i rreziqeve dhe do të analizohen dispozitat specifike që mund të krijojnë kushte për favorizim, vendimmarrje diskrecionale ose mungesë transparence.
KSHPK do të përfshijë më shumë palë të interesuara përmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile, çka do të sigurojë pavarësi dhe objektivitet gjatë analizës.
Të gjitha rezultatet do të jenë publikisht të disponueshme dhe i gjithë procesi do të jetë i hapur dhe transparent, ndërsa raportet dhe rekomandimet do të dorëzohen te Qeveria dhe Parlamenti, me qëllim përmirësimin e këtyre ligjeve dhe ndikimin që të mos lihet hapësirë për aktivitete korruptive.
Kemi theksuar se Komiisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), si institucion përgjegjës për kontrollin kundërkorrupsion të legjislacionit, veçanërisht për ligjet në fazën e përpilimit, duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ministritë përkatëse që paraqesin propozime për miratimin e ligjeve dhe përgatisin projektligje dhe propozime ligjore për të cilat propozuesi i autorizuar është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për më tepër, KSHPK-ja duhet të njoftohet në kohë në rast të iniciativave të mundshme për përpilimin e rregulloreve të reja ligjore ose për ndryshimet në ligjet ekzistuese nga ndonjë propozues tjetër i autorizuar i ligjeve.