Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “ Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup (Datë – 29.03.2022)
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Dr. Ognen Marina, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi që nënkupton bashkëpunimin reciprok dhe shkëmbimin e përvojës dhe ekspertizës midis palëve në përputhje me kompetencat e tyre, dhe në veçanti në:
- Mbajtja e dialogut të vazhdueshëm në lidhje me shkëmbimin e njohurive, përvojës praktike dhe praktikës pozitive për shkak të fuqizimit të funksionimit të Komisionit Shtetëror dhe Fakultetit, si dhe shërbimeve të tyre profesionale;
- Organizimi i takimeve të punës, për arsye të shkëmbimit të ekspertizës nga fushat kompetente të të dyja Palëve dhe know-how midis Komisionit Shtetëror dhe Fakultetit, dhe
- Zbatimin e aktiviteteve të tjera, me anë të të cilave, në bazë të partneritetit, mund të realizohen objektivat e këtij Memorandumi.