Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Më 14.07.2022 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum Bashkëpunimi, i cili mundëson shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave dhe njohurive, praktikat e mira, si dhe konsultime profesionale në çështje të interesit të përbashkët.
Memorandumi i bashkëpunimit është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm dhe të hapur ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Bankës Popullore, në drejtim të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, që është synim i përbashkët i të dyja institucioneve.
Zbatimi i dispozitave të Memorandumit do të jetë shumë domethënës për të dy institucionet, të cilat përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe të përhershëm do të kontribuojnë në zbatimin e politikës së intolerancës ndaj korrupsionit.
Për zbatimin e memorandumit do të ketë trajnime të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve profesionale të punonjësve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.