NJOFTIM PËR PUBLIKUN
KSHPK-ja e publikoi Katalogun e dhuratave për personat e zgjedhur dhe të emëruar – një hap drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e informon publikun se është publikuar Katalogu i dhuratave për personat e zgjedhur dhe të emëruar për vitin 2025, në përputhje me detyrimet ligjore dhe parimet e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.
Publikimi i këtyre të dhënave përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të bartësve të funksioneve publike, në përputhje me detyrimet ligjore dhe parimet e qeverisjes së hapur dhe të përgjegjshme.
Katalogu mundëson qasje publike në dhuratat e deklaruara dhe përfaqëson një mjet për rritjen e besimit të qytetarëve në institucione, si dhe për parandalimin e rreziqeve të mundshme të konfliktit të interesit dhe korrupsionit.
Komisioni Shtetëror thekson se deklarimi i rregullt dhe me kohë i dhuratave nga ana e personave zyrtarë është një element i rëndësishëm i sistemit të integritetit dhe pjesë e përpjekjeve më të gjera për forcimin e standardeve etike në sektorin publik.
Katalogu është në dispozicion të publikut në linkun vijues:
https://podaroci.dksk.mk/gift-submission/public-figures?page=10&rowsPerPage=5
KSHPK-ja do të vazhdojë me aktivitete të orientuara drejt përmirësimit të transparencës dhe zbatimit të qëndrueshëm të kornizës ligjore, me qëllim forcimin e besimit të publikut dhe parandalimin e korrupsionit.










