NJOFTIM PËR PUBLIKUN
KSHPK-ja si institucion, gjatë shqyrtimit të çdo lënde, i përcakton faktet përmes informacionit që e sigurojmë nga institucione të tjera kompetente dhe gjatë marrjes së vendimeve veprojmë vetëm brenda kufijve të kompetencave tona ligjore.
Në lidhje me lëndën për drejtorin e ASK-së, e cila ka të bëjë me diplomën e kontestuar të fakultetit, institucioni kompetent që përcakton faktet është Inspektorati i Arsimit shtetëror, mbi bazën e të cilit është marrë vendimi i KSHPK-së, duke u mbështetur në aktin e inspektimit të realizuar nga ky inspektorat.
Në lidhje me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë se KSHPK–ja nuk ka kompetencë për të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me vërtetësinë e certifikatës për njohjen e gjuhës së huaj, dhe kjo çështje është në kompetencë të organeve hetimore.
Sa i përket anëtares së KSHPK-së, Cveta Ristovska, dëshirojmë të theksojmë se bashkëpunimi i saj me Universitetin për Turizëm dhe Menaxhim Shkup ka qenë në cilësinë e ligjërueses së ftuar dhe kurrë nuk ka përfshirë pagesa financiare ose ndonjë lloj bashkëpunimi kontraktual. Për këtë arsye, ne mendojmë se nuk ekziston asnjë konflikt interesi, pasi nuk ka asnjë lidhje mes saj dhe këtij universiteti të përmendur.
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIT TË KORRUPSIONIT