Pjesëmarrja e KSHPK-së në trajnimin kaskadë për etikën gjyqësore
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Sofija Spasova Medarska, mori pjesë në trajnimin kaskadë për etikën gjyqësore, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Agjencia e Francës për Bashkëpunim Teknik Ndërkombëtar dhe Zhvillim dhe Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Në fjalimin e saj, Sofija Spasova Medarska theksoi rëndësinë e integritetit dhe etikës si vlera themelore për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe profesional, duke nënvizuar se besimi i publikut në sistemin e drejtësisë varet drejtpërdrejt nga respektimi i standardeve më të larta etike.
Ajo u ndal edhe te bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Këshillit Gjyqësor, Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë dhe institucioneve të tjera të sektorit të drejtësisë, me qëllim forcimin e integritetit dhe avancimin e politikave kundërkorrupsion. Veçanërisht u theksua rëndësia e sistemit të integritetit në gjyqësor dhe procesi i zbatimit të Politikës së Integritetit në institucionet gjyqësore, si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë ndaj korrupsionit.
Në kuadër të ngjarjes u theksua edhe roli i sektorit të drejtësisë në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030, me ç’rast Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) i ftoi të gjitha palët e interesuara që të përfshihen në mënyrë aktive në procesin konsultativ që është në vijim.

KSHPK-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë në drejtim të forcimit të integritetit, etikës dhe sundimit të ligjit, si parakushte kyçe për parandalimin efektiv të korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet.











