Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Paratë në Politikë 2026”
Kryetari i Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, së bashku me anëtarin e КСХПК-së Besnik Xhemaili, morën pjesë në konferencën rajonale “Paratë në Politikë 2026”, e cila u mbajt më 16–17 qershor 2026 në Kishinau, Moldavi.
Kryetari I KSHPK-së Adem Çuçul mbajti fjalim si folës kryesor në sesionin plenar të dedikuar temës “Forcimi i mbikëqyrjes së financimit të fushatave zgjedhore”. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal në kompetencat e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë periudhës zgjedhore, si dhe në veprimet e Komisionit gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në Maqedoninë e Veriut në vitin 2025.
Adem Çuçulj, në fjalimin e tij, theksoi se për të parandaluar financimin e paligjshëm të fushatave zgjedhore është e domosdoshme forcimi i mekanizmave parandalues kundërkorrupsion dhe i rregullativës përkatëse, si dhe rritja e kapaciteteve dhe kompetencave të organeve kundërkorrupsion. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për bashkëpunim më intensiv të këtyre organeve me institucionet hetimore dhe prokuroritë publike gjatë proceseve zgjedhore.
Qëllimi i konferencës ishte që, përmes shkëmbimit ndërkombëtar dhe rajonal të mendimeve dhe praktikave të mira ndërmjet pjesëmarrësve dhe ekspertëve, të promovohen masa parandaluese, mekanizma më të zgjuar dhe më të përshtatshëm të mbikëqyrjes, si dhe përgjigje më të koordinuara ndaj kërcënimeve të reja – përfshirë flukset e paligjshme financiare dhe ndërhyrjet e koordinuara digjitale – me të cilat përballen demokracitë në Evropën Lindore, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në familjen evropiane.














