Pjesëmarrje në ngjarjen: “Parlamenti 2024-2028: Përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit”
Nënkryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Zoran Bogoevski dhe anëtari i KSHPK-së Servet Demiri morën pjesë në ngjarjen “Parlamenti 2024-2028: Përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit” kushtuar rolit të Kuvendit në forcimin e luftës kundër korrupsionit, e cila u mbajt më 5 korrik 2024, në organizatën e Institutit për Demokraci në Shkup.
Në ngjarjen si folës kyç morën pjesë Servet Demiri, anëtar i KSHPK-së, M.r Maksim Acevski, Revizor kryesor i shtetit, Lupço Prexhov, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet mes Bashkësive, dhe Misha Popoviq, drejtor i Qendrës për Menaxhim të Mirë në Institutin për Demokraci.
Duhet vullnet politik i jashtëzakonshëm si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, përpjekje ndërpartiake, si dhe rikthim i besimit në drejtësi, Kuvend dhe në institucionet e tjera për të arritur efekt në luftën kundër korrupsionit, u konkludua nga pjesëmarrësit e ngjarjes.
Në ngjarjen, deputetët, përfaqësuesit e institucioneve përkatëse dhe të sektorit civil diskutuan për forcimin e rolit të Kuvendit në luftën kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme. Diskutimi u përqendrua në temat kryesore dhe prioritetet në luftën kundër korrupsionit, si dhe instrumentet për sigurimin e ndihmës dhe llogaridhënies nga institucionet që janë përgjegjëse para Kuvendit.