Punëtori për përdorimin e platformës OSINT ( Open-source intelligence (OSINT))
Në kuadër të Projektit të USAID-it për partneritet kundër korrupsionit, me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të Sekretariatit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në gjetjen, grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga burime të hapura dhe publikisht të disponueshme, u organizua një punëtori në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për përdorimin e platformës OSINT (Open-source intelligence (OSINT).
Në punëtori, në emër të KSHPK-së, foli anëtarja e Komisionit Sofia Spasova Medarska, e cila theksoi rëndësinë e organizimit të trajnimeve të tilla për forcimin e kapaciteteve të punonjësve në Sekretariat, duke shprehur njëkohësisht falënderime për Projektin për përpjekjet e tij në përmirësimin e mekanizmave të bashkëpunimit të KSHPK-së me Prokurorinë Publike, me qëllim luftën më efikase kundër korrupsionit.
Pjesëmarrësit e punëtorisë fituan njohuri të dobishme që do t’i ndihmojnë në krijimin e rasteve të korrupsionit dhe për hulumtimin e formave dhe tendencave më të reja të korrupsionit. Kërkimi në bazat e të dhënave të hapura do t’u mundësojë njohuri dhe aftësi për grumbullimin, sistematizimin dhe vlerësimin e të dhënave që mund të përdoren si prova në procedurat e KSHPK-së, dhe për nevojat e hetimeve dhe akuzave të mëtejshme penale. Gjithashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë, përmes ushtrimeve, të përvetësojnë njohuri dhe aftësi të reja për mbrojtje nga sulmet kibernetike.




