Punëtori të mbajtura për mbledhjen e materialit për ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë Nacionale 2021-2025
Në periudhën nga 08.05-18.05.2023, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), me mbështetjen e ekspertëve nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), u mbajtën gjithsej nëntë punëtori për mbledhjen dhe përgatitjen e materialeve për ndryshimin dhe plotësonin e Strategjisë nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikteve të Interesave 2021-2025 (SN2021-2025).
Duke pasur parasysh se në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikteve të Interesave, ndryshimi i strategjisë nacionale përgatitet në procedurë dhe për miratimin e saj, domethënë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat dhe mediave, në punëtori të mbajtur pranë institucioneve mbajtëse dhe institucioneve të përfshira në realizimin e aktiviteteve të përcaktuara me Planin e Veprimit të SN2021-2025, u ftuan edhe përfaqësuesit e Platformës së organizatave civile për luftimin e korrupsionit, si dhe organizata të tjera joqeveritare ose shoqata të qytetarëve, por edhe ekspertë nga fushat përkatëse të sektorëve individualë të shqyrtuar ose fushave të horizontale.
Në secilën prej punëtorive, të cilat kishin të bënin me një ose më shumë sektorë/ fusha nga SN2021-2025, u shqyrtuan në detaje masat dhe aktivitetet e përcaktuara tashmë, shkalla e zbatimit të tyre dhe statusi aktual, dhe bazuar në analizën e dy raporteve vjetore për zbatimin e SN2021-2025, si dhe propozimet dhe sugjerimet e dhënë nga pjesëmarrësit, ekspertët e angazhuar grumbulluan informacion dhe materiale që do t’u shërbejnë për të përgatitur një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë Nacionale.
Pas përcaktimit të tekstit përfundimtar të ndryshimeve dhe plotësimeve, KSHPK-ja do të marrë Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e SN2021-2025 dhe të njëjtën së bashku me ndryshimet dhe plotësimet do t’i dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.