Raport për vlerësimin e punës së KSHPK-së nga perspektiva gjinoreRaport për vlerësimin e punës së KSHPK-së nga perspektiva gjinore
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ka realizuar një vlerësim të punës së tij nga perspektiva gjinore, i cili fokusohet në perspektivën gjinore në punën dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror në aspektin e strukturave organizative, politikave në vendin e punës, kapacitetit teknik, si dhe perspektivës gjinore në programet dhe aktivitetet e komisionit.
Procesi i vlerësimit gjinor u realizua në periudhën nga gushti deri në nëntor 2024, sipas Metodologjisë për Rishikimet Particpative Gjinore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe ishte rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ekipit nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ekspertes kombëtare udhëheqëse dhe auditore të autorizuar gjinore, Neda Çalovska Dimovska.
Për vlerësimin e realizuar është përgatitur një raport me titull “Vlerësimi Gjinor i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, i cili sot u prezantua para anëtarëve dhe punonjësve të Sekretariatit të Komisionit Shtetëror.
Zëvendëskryetari i KSHPK-së, m.r Servet Demiri, theksoi rëndësinë e analizimit të punës së KSHPK-së nga perspektiva gjinore, një novitet që analizon punën dhe proceset e institucioneve nga një këndvështrim tjetër. Ai gjithashtu theksoi se gjetjet nga Raporti do të jenë të dobishme në krijimin e dokumenteve strategjikë, strukturës organizative, proceseve të punës dhe politikave të KSHPK-së.



