Skriningu bilateral me Bashkimin Evropian për Kapitullin 3, “E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve”
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska është pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që merr pjesë në takimet në kuadër të skriningut bilateral me Bashkimin Evropian për Kapitullin 3, “E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve”, më 23-24.01.2023 në Bruksel, Belgjikë.
Në kuadër të takimeve do të prezantohen tema të lidhura me luftën kundër korrupsionit në kryerjen e shërbimeve dhe sistemin informativ të tregut të brendshëm dhe përfundimet dhe rekomandimet që do të dalin prej tyre do të përcaktojnë politikat shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe hapat e ardhshëm të reformës në procesin e pranimit.