TAKIM I MBAJTUR I KSHPK-së ME EKIPIN E EKSPERTEVE NGA BRITANIA E MADHE
Më 20 tetor 2021, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u mbajt takim pune ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe një ekipi ekspertësh, të përbërë nga zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë civilë nga Britania e Madhe, të udhëhequr nga z. Simon Adams, Sekretari i dytë politik në Ambasadën Britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin e mbajtur me kërkesë të ekspertëve, u diskutua për përpjekjet për përmirësimin e efikasitetit të sistemit në luftën kundër korrupsionit, si dhe për disa tema të tjera që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor në fushën e së drejtës penale, procesit të transparencës, masat kundër korrupsionit, edukimin e qytetarëve në fushën e antikorrupsionit dhe normat gjinore, me qëllim dhënien e informacionit për mbështetjen Britanisë së Madhe në vend dhe rajon.