Takim i realizuar në Ambasadën e Republikës së Italisë
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 30 shtator 2022, i udhëhequr nga Kryetarja Biljana Ivanovska, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri dhe Sekretarin e parë Mario De Rosa.
Në takim u fol për një vizitë studimore të delegacionit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të Republikës së Italisë, e realizuar në muajin korrik të vitit 2022 me iniciativë të ambasadës italiane. Nikoqirë i delegacionit të Komisionit Shtetëror ishte ANAC (Agjencia Kundër Korrupsionit e Italisë) dhe u realizuan takime me institucione të tjera italiane që punojnë në fushën e parandalimit të korrupsionit. Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska e falënderoi Ambasadën për bashkëpunimin në përgatitjen e vizitës studimore, e cila u tregua shumë e dobishme për të kuptuar mekanizmat, procedurat dhe legjislacionin italian në këtë fushë.
Ambasadori Silvestri nga ana e tij shprehu kënaqësinë që ky bashkëpunim përfundoi me sukses, duke shprehur shpresën se njohja e përvojës italiane në këtë drejtim mund të jetë e dobishme për përmirësimin e praktikave dhe legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.