Takim me përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së
Më 23 shtator 2021, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), anëtarët e KSHPK -së u takuan me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ ODIHR-së i cili do të monitorojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 17 tetor 2021,gjegjësishtë do të monitorojë nëse standardet dhe angazhimet e OSBE-së janë përmbushure në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.
Takimi u mbajt me kërkesën e përfaqësuesve të misionit vëzhgues të OSBE/ ODIHR -së me qëllim njohjen me aktivitetet e ndërmarra nga KSHPK në lidhje me zbatimin e kompetencave ligjore për parandalimin e korrupsionit në politikë, pra monitorimin e ligjshmërisë së financimit të partive politike dhe fushatat zgjedhore.
Anëtarët e KSHPK -së prezantuan kompetencat ligjore të KSHPK -së në lidhje me parandalimin e korrupsionit në politikë që rrjedhin nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, përvojat e mëparshme të KSHPK -së në lidhje me zbatimin e Ligjit gjatë procesit zgjedhor për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mbajtura në vitin 2020, si dhe problemet me të cilat përballet për realizimin e tyre kryesisht për shkak të burimeve të kufizuara materiale dhe njerëzore.
U theksua bashkëpunimi me IFES, me mbështetjen e të cilit u mundësua angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm: vëzhguesit – për monitorimin në terren të aktiviteteve të pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale, dhe analistët – për analizën e transaksioneve financiare dhe të dhënave që do të jenë të paraqitura në pasqyrat financiare.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e KSHPK -së informuan për bashkëpunimin me institucionet e tjera kompetente si dhe me sektorin civil në drejtim të realizimit më efikas të kompetencave ligjore gjatë procesit zgjedhor.
Anëtarët e KSHPK-së dhe përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR- së ranë dakord për bashkëpunim gjatë procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve, në mënyrë që përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR- së të monitorojnë seancat e KSHPK-së dhe në këtë mënyrë do të informohen për veprimet e KSHPK-së gjatë procesit të zgjedhjeve, dhe në ndërkohë do të realizohet komunikimi me ekipet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së me personat e jashtëm të angazhuar nga KSHPK – ja për monitorimin e fushatës zgjedhore.