Takim Pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), më 24 nëntor 2022, mbajti takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Metodija Dimovski.
Takimi u mbajt me iniciativën e KSHPK-së, dhe me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve specifike në lidhje me temat aktuale dhe tejkalimin e sfidave..
Në takim, KSHPK-ja e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm Dimovski për zgjidhjen e re softuerike për Regjistrin e personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe për aktivitetet përgatitore të ndërmarra për ta vënë atë në funksion. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e përmbushjes së rregullt dhe të përditësuar të detyrimit ligjor të Qeverisë dhe institucioneve dhe organeve të tjera që kryejnë zgjedhje dhe emërime për sigurimin e të dhënave për personat e zgjedhur dhe të emëruar.
KSHPK-ja gjithashtu e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm Dimovski në zgjidhjen e programeve kompjuterikë për verifikimin kundër korrupsionit të legjislacionit. Në drejtim të zbatimit sa më efikas dhe efektiv të kompetencës ligjore të KSHPK-së për verifikimin kundër-korrupsion të legjislacionit, u diskutua mundësia e lidhjes elektronike të KSHPK-së dhe Qeverisë dhe paraqitja elektronike e të gjitha projekt-ligjeve që i nënshtrohen verifikimit kundër korrupsionit të legjislacionit. Kjo do të siguronte shqyrtimin e rregulloreve që janë në fazën përgatitore, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e rreziqeve ndaj korrupsionit të mundshëm dhe konflikteve të interesave.
Gjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për nevojën e zbatimit të rekomandimeve për përmisimin e kuadrit ligjor për kompetencat diskrecionare në legjislacionin kombëtar që del nga analiza e kompetencave diskrecionare të zbatuara në kuadër të IPA 2, projekti “Mbështetje në Riorganizimin e Administratës Shtetërore”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Në fund, nga të dyja palët u shpreh nevoja e vazhdimit të komunikimit dhe intensifikimi i bashkëpunimit në drejtim të realizimit të kompetencave ligjore dhe aktiviteteve të dakorduara.