Takim pune për avancimin e Politikës së Integritetit për Prokuroritë Publike
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, morën pjesë në një takim pune dyditor në Berovë të dedikuar përcaktimit të Politikës së integritetit për prokuroritë publike.
Gjatë seancave të punës u shqyrtua draft-politika e integritetit, me ç’rast pjesëmarrësit diskutuan për zbatimin praktik të saj dhe për hapat e ardhshëm drejt vendosjes së sistemit të integritetit në organizatën e prokurorisë publike.
KSHPK-ja thekson rëndësinë e vendosjes dhe avancimit të sistemit të integritetit në institucione, veçanërisht në ato që kanë rol të rëndësishëm në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Integriteti, transparenca dhe llogaridhënia përbëjnë parakushte kyçe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe për parandalimin efektiv të korrupsionit.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit edhe më tutje do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në proceset e orientuara drejt forcimit të integritetit dhe avancimit të politikave dhe praktikave kundërkorrupsion në institucione.















