Takimi i mbajtur me Katherine Elena, Këshilltare e lartë globale juridike dhe Drejtoreshë e Qendrës IFES për besim demokratik dhe luftës kundër korrupsionit
Më 14 prill 2022, Kryetarja dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) realizuan takim me Katherine Elena – Këshilltare e lartë globale juridike dhe Drejtoreshë e Qendrës IFES për besim demokratik dhe luftës kundër korrupsionit të zyrës në Uashington – SHBA.
Takimi u mbajt me kërkesë të zyrës së IFES në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim njohjen e znj. Katherine Elena, e cila është në vizitë në zyrën lokale të IFES, me statusin dhe kompetencat e KSHPK-së si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit të IFES me KSHPK-në.
Drejtoresha e Qendrës IFES për besim demokratik dhe luftës kundër korrupsionit, Katherine Elena, i njohu përfaqësuesit e KSHPK-së me rolin dhe misionin e Qendrës IFES për besim demokratik dhe luftës kundër korrupsionit, duke theksuar se Qendra është e fokusuar në përmirësimin e aftësive. të demokracive për tejkalimin e problemeve të korrupsionit duke krijuar partneritete dhe iniciativa ndërsektoriale kundër korrupsionit me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për problemet dhe gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e tyre.
Në takim znj. Elena u njoh me kompetencat ligjore të KSHPK-së, bashkëpunimin me organet kundër korrupsionit në rajon dhe më gjerë, pjesëmarrjen e KSHPK-së në nismat ndërkombëtare kundër korrupsionit, zbatimin e rekomandimeve të GRECO-s dhe zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC) .
Kryetarja dhe anëtarët e KSHPK-së e informuan znj. Elena për zbatimin e Ligjit për denoncues, aktivitetet në lidhje me miratimin dhe monitorimin e Strategjisë Kombëtare për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, aktivitetet lidhur me rolin parandalues të KSHPK-së, fushatat për ndërgjegjësimin e publikut, trajnimet që KSHPK i kryen për punonjësit e institucioneve të tjera shtetërore, bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, si dhe me aktivitete të tjera të vazhdueshme dhe të realizuara.
Në takim u diskutua edhe për kompetencat ligjore të KSHPK-së lidhur me monitorimin e ligjshmërisë së financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe kontrollin e keqpërdorimit të mjeteve buxhetore në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve.
Gjithashtu, KSHPK-ja shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me IFES-in dhe mbështetjen që KSHPK-ja e merr në zbatimin e kompetencave të saj lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor.
Në takimin së bashku u konstatua se vullneti politik, integriteti personal dhe institucional janë thelbësore për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit.
Në fund u shpreh kënaqësia e ndërsjellët për takimin e arritur, si dhe gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen.