Takimi i mbajtur me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Admirim Aliti
Më 17 gusht 2022, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) mbajti takim me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Admirim Aliti.
Takimi u mbajt me iniciativën e KSHPK-së, me qëllim informimin e Ministrit për hapjen e Qendrës së Trajnimit në kuadër të KSHPK-së, e cila është planifikuar për 22 gusht 2022, dhe krijimi i së cilës mbështetet nga Projekti i USAAID për pjesëmarrje civile.
Në takim, nga ana e kryetares dhe anëtarëve të KSHPK-së u informuan për aktivitetet e planifikuara të Qendrës së Trajnimit në drejtim të zbatimit të trajnimeve në tema të lidhura me kompetencat ligjore të KSHPK-së në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, mbrojtjes së denoncuesve, integritetit dhe të tjera, ku u përmend se trajnimi do të përfshijë punonjësit e sektorit publik dhe për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si ministri amë kompetent për përmirësimin profesional të punonjësve të administratës publike.
Gjithashtu u përmend se KSHPK-ja ka zhvilluar edhe katër module e-learning, të cilat mund të vendosen edhe në platformën elektronike të të mësuarit të MIOA.
Së bashku u konstatua nevoja për trajnimin e punonjësve të sektorit publik për çështjet që lidhen me parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, ku u diskutua dhe u shkëmbyen idetë për mënyrat se si do të zhvillohej trajnimi brenda Qendrës së Trajnimit të KSHPK-së si dhe për përfshirjen e nëpunësve administrativë që do të mbulohen nga e njëjta..
Ministri Aliti ka shprehur mbështetjen e plotë për themelimin e Qendrës së Trajnimit, duke theksuar gatishmërinë e Ministrisë për bashkëpunim me KSHPK-në në procesin e trajnimit të nëpunësve administrativë dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Qendrës së Trajnimit.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e përgatitjes së paketës së ligjeve që kanë të bëjnë me administratën shtetërore, përgatitja e së cilës është në vazhdim. Në të njëjtën kohë, u diskutuan disa çështje dhe zgjidhje që janë propozuar në të, në drejtim të heqjes së dobësive të zbuluara, si dhe krijimit të administratës publike profesionale dhe efikasitetit të saj më të madh. Nga ana e përfaqësuesve të KSHPK-së është theksuar se KSHPK-ja jep mbështetje të plotë për të gjitha proceset që shkojnë në drejtim të rritjes së transparencës, përgjegjësisë, profesionalizimit dhe përgjegjësisë në sektorin publik.
Në fund, u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për takimin e mbajtur dhe gatishmëria për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen.