Vizita e realizuar e nëpunësve shtetërorë nga Bosnja dhe Hercegovina në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit: EUSYP in BiH Visit to N. Macedonia
Më 29 mars 2022, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), u bë një vizitë zyrtare nga një grup prej pesë nëpunësve shtetërorë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët janë pjesë e projektit “Profesionistët e rinj” të financuar nga BE.
Vizita në KSHPK, u organizua nga Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Këshillin Britanik. Sekretariati për Çështjet Evropiane, si mikpritës, bëri përpjekje për të siguruar takime në të gjitha institucionet përkatëse shtetërore, ku KSHPK-ja pranoi me kënaqësi ftesën për të pranuar përfaqësuesit e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Tema e interesit për këtë vizitë studimore është: “Konflikti i interesave dhe trajtimi diskriminues si pjesë e problemit të integritetit në prokurimet publike”, në kuadër të së cilës do të prezantohen arritjet dhe përvojat e RMV-së në këtë fushë.
Në kuadër të vizitës së mbajtur, përfaqësuesit e Bosnjës dhe Hercegovinës u pritën nga kryetarja e KSHPK-së, zonja Biljana Ivanovska. Përveç kësaj, ata u njohën me kompetencat e KSHPK-së, duke i kushtuar vëmendje të veçantë temave të konfliktit të interesave, mekanizmave të luftës kundër korrupsionit dhe integritetit në procesin e prokurimit publik, të shikuar nga aspekti i luftës kundër korrupsionit.
Temat u prezantuan nga zyrtarët e lartë të KSHPK-së, të cilat rezultuan në një debat të suksesshëm dhe krahasim të sistemeve juridike të dy vendeve.