Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale për luftën kundër korrupsionit
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska dhe anëtari i KSHPK-së, Mr. Shemshi Sallai morën pjesë në Konferencën Rajonale për Luftën kundër Korrupsionit, e cila u mbajt në Shkup më 14.12.2022.
Organizatori i konferencës ishte Kabineti i Zëvendës Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), me mbështetjen e Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit Në Konferencën Rajonale fjalim rasti kishte anëtari i KSHPK-së, Mr. Shemshi Sallai, i cili si përfaqësues i KSHPK-së mori pjesë në dy takime përgatitore në nivel teknik të mbajtura në Dubrovnik dhe Vjenë në drejtim të përgatitjes së Konferencës Rajonale.
Në Konferencën rajonale u diskutua për nevojën e përmisimit dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për nevojën për të forcuar bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër korrupsionit dhe flukseve të paligjshme financiare në rajon, veçanërisht në kontekstin e procesit të Berlinit.