Pjesëmarrje në takimin e 14-të të Grupit special për reforma në administratën publike.
Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zoran Bogoevski dhe mr. Servet Demiri, marrin pjesë në takimin e 14-të të Grupit special për reforma në administratën publike ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë, i cili për herë të parë mbahet në Bruksel.
Progresi në fushat kyçe të reformës së administratës publike: korniza strategjike e reformës së administratës publike, udhërrëfyesi për RAP, duke përfshirë edhe programin e reformave në menaxhimin e financave publike, menaxhimi i burimeve njerëzore, zhvillimi i politikave dhe koordinimi, ofrimi i shërbimeve, si dhe llogaridhënia dhe transparenca e institucioneve publike, janë temat e takimit.
Takimi i Grupit special për reforma në administratën publike përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm për ndjekjen e progresit të Maqedonisë në këtë fushë dhe për koordinimin e aktiviteteve reformuese me institucionet e Bashkimit Evropian.











