Takim mes Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e integritetit dhe transparencës së procesit zgjedhor
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Adem Çuçul mbajti takim pune me ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov, në të cilin u diskutua për reformat në legjislacionin zgjedhor dhe për mundësitë për avancimin e mëtejmë të transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Në takim u theksua roli i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në drejtim të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në procesin zgjedhor, si dhe rëndësia e veprimit parandalues dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në krijimin e zgjidhjeve efikase dhe të qëndrueshme.
Në këtë drejtim, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do t’i dorëzojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tij te grupi punues i ngarkuar me përgatitjen e reformave në legjislacionin zgjedhor, me qëllim avancimin e kornizës ligjore dhe forcimin e mëtejmë të mekanizmave për integritet, llogaridhënie dhe transparencë.

Takimi është pjesë e procesit më të gjerë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat relevante, ndër të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, si dhe sektori civil.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbetet i përkushtuar për të dhënë kontribut aktiv në proceset reformuese, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe partneriteti me të gjithë akterët relevantë, me qëllim ndërtimin e një sistemi zgjedhor të drejtë, transparent dhe demokratik.









