Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me projektin “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”, më 5 maj 2026, mbajti tryezën e fundit të rrumbullakët me temë “Lobimi në Maqedoninë e Veriut”, kushtuar përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave.
Ky aktivitet përbën takimin e fundit të serisë së tryezave tematike të rrumbullakëta, që kishin për qëllim nxitjen një debati më të gjerë publik dhe institucional mbi rëndësinë e praktikave transparente, etike dhe llogaridhënëse të lobimit, në përputhje me Ligjin për lobim.
Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave dhanë rekomandime dhe vërejtje të rëndësishme, që burojnë nga roli i tyre në përputhje me kornizën ligjore për lobimin. Kontributi i tyre hapi një debat thelbësor mbi sfidat në zbatimin e kornizës ligjore, nevojën për transparencë më të madhe, si dhe për rolin e publikut në monitorimin e proceseve të lobimit.
Diskutimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe interaktive, ku u shkëmbyen pikëpamje dhe perspektiva të ndryshme, duke kontribuar në një kuptim më të thellë të lobimit si një proces legjitim, por njëkohësisht i ndjeshëm, që kërkon rregulla të qarta dhe një nivel të lartë integriteti.
Ashtu si edhe në ngjarjet e mëparshme, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin prezantimet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe të njihen me përvojat evropiane dhe praktikat e mira në këtë fushë.
Të gjitha rekomandimet, propozimet dhe përfundimet nga kjo, si dhe nga tryezat e mëparshme të rrumbullakëta me komunitetin e biznesit, institucionet e pushtetit qendror dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, do të shqyrtohen nga grupi punues i formuar për ndryshimin e kornizës aktuale ligjore të Ligjit për lobimin, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim sistematizimin dhe integrimin e tyre në aktivitetet e mëtejshme për avancimin e politikave dhe praktikave në fushën e lobimit.
Me mbajtjen e kësaj tryeze të fundit të rrumbullakët, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e përmbylli serinë e aktiviteteve të synuara për rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në lobim, si një segment i rëndësishëm i parandalimit të korrupsionit dhe forcimit të qeverisjes demokratike.
Share
ЕЛЕКТРОНСКИ СИСТЕМ ЗА ПОДНЕСУВАЊЕ НА ИЗЈАВА ЗА ИМОТНА СОСТОЈБА И ИНТЕРЕСИ
ПОДАТОЦИ ЗА ИЗБРАНИ И ИМЕНУВАНИ ЛИЦА
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT 2019-2023
ДКСК информира за важноста на заштитата на укажувањето
Завршна прес – конференција на кампањата за интегритет