KONFERENCË NDËRKOMBËTARE NË TIRANË – NGA DETYRIMET RAJONALE DREJT VEPRIMIT TË PËRBASHKËT
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, dhe anëtarja e KSHPK-së, Katerina Zajkovska, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me titull “Nga bashkëpunimi rajonal drejt veprimit të përbashkët: Forcimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në Evropën Juglindore”, e cila u mbajt në Tiranë, Shqipëri, më 15 tetor 2026.
Ngjarja e nivelit të lartë u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit, nën kryesimin e Malit të Zi për vitin 2026, dhe mblodhi liderë rajonalë dhe evropianë, hartues të politikave, praktikues në fushën e parandalimit të korrupsionit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të përbashkët: forcimin e integritetit dhe avancimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.
Mesazhet kryesore të konferencës ishin domosdoshmëria e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, forcimi i institucioneve të pavarura dhe harmonizimi i reformave me standardet evropiane, përballja me rreziqet e reja të korrupsionit, promovimi i integritetit në nivel lokal, hulumtimi i qasjeve inovative për parandalimin e korrupsionit, si dhe rëndësia e shndërrimit të prioriteteve të përbashkëta në zgjidhje praktike.
Ngjarja u organizua nga Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), në partneritet me Helvetas Swiss Intercooperation, Qeverinë e Shqipërisë dhe Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Luftën kundër Korrupsionit të Shqipërisë, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) – Partneritetet Ndërkombëtare të Austrisë dhe Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.














