Rezultatet përfundimtare të projektit: Vlerësimi i ndjeshmërisë ndaj korrupsionit në institucionet shtetërore dhe autoritetet e planifikimit hapësinor, urbanizmit dhe ndërtimit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparency International-Maqedoni në kuadër të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë nga korrupsioni në institucionet shtetërore dhe autoritetet për planifikim hapësinor, urbanistik dhe ndërtim”, i mbështetur financiarisht nga USAID në kuadër të Projektit për Pjesëmarrje Qytetare, organizon ngjarje për prezantim të gjetjeve nga hulumtimi i kryer si pjesë e këtij projekti.
Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i dobësive në institucione dhe procedura që çojnë në rritjen e korrupsionit në fushën e planifikimit hapësinor, urbanizmit dhe ndërtimtarisë. Gjatë projektit u analizuan rregulloret ligjore në këto fusha, u zhvilluan intervista me përfaqësues të komunave dhe kompanive private dhe u organizuan fokus grupe me qëllim mbledhjen e të dhënave për analizimin e rreziqeve të korrupsionit në këto fusha. Në bazë të të dhënave të mbledhura dhe analizave të kryera, janë përgatitur rekomandime se si të tejkalohen rreziqet e korrupsionit.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të paraqesë analizën e kryer në kuadër të projektit dhe rekomandimet e përgatitura dhe të zhvillojë një diskutim për të marrë hapat e ardhshëm për parandalimin e korrupsionit në këto fusha.
Ngjarja do të organizohet në një format hibrid. Mund ta ndiqni online në platformën ZOOM në linkun e mëposhtëm:
https://zoom.us/j/95592794223https://zoom.us/j/95592794223
Kodi 000000
ID 955 9279 4223
Agjenda është e disponueshme këtu: