NJOFTIM për realizimin e takimit të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me Drejtorinë e Policisë Financiare
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 17 shkurt 2022, përmes platformës së komunikimit ZOOM, ka zhvilluar një takim pune me Drejtorinë e Policisë Financiare.
Në fillim të takimit, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit të tanishëm me KSHPK-në, duke shprehur shpresën për intensifikimin e tij në drejtim të rritjes së efikasitetit në zbatimin e kompetencave ligjore të të dy institucioneve dhe për një luftë më efikase kundër korrupsionit.
Gjithashtu, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm në trajtimin e çështjeve konkrete, por me një mënyrë të përcaktuar dhe dinamikë për zhvillimin e saj.
Në takim u konstatua se qëllimi i përbashkët i të dy institucioneve është parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit, duke shprehur nevojën dhe gatishmërinë për bashkëpunim më të ngushtë të të dy institucioneve në të ardhmen.
Në funksion të realizimit të një bashkëpunimi më të thellë është rënë dakord që të mbahen takime periodike pune me qëllim për të diskutuar lidhur me çështjet e interesit të përbashkët si dhe për të informuar njëri-tjetrin për zhvillimin e procedurave për çështje të veçanta.
Drejtori Muaremi njoftoi për planin e organizimit të trajnimeve të brendshme në kuadër të Drejtorisë së Policisë Financiare, të cilat do të kryhen nga punonjësit më me përvojë në tema të ndryshme në fushën e kompetencave të Drejtorisë, duke rënë dakord që në to të marrin pjesë dhe punonjësit e KSHPK-së, në tema që do të tregohet interes nga ana e KSHPK-së.
Gjithashtu, në këtë takim, punonjësit e Drejtorisë së Policisë Financiare informuan për veprimin e Drejtorisë në çështjet e nisura me kërkesë të KSHPK-së.