KSHPK-ja dhe Kabineti i Zëvendës Kryetares së Qeverisë Slavica Grkovska në një seminar të përbashkët: Jemi të hapur për bashkëpunim, kemi një qëllim të përbashkët – ndërtimin e institucioneve përgjegjëse dhe të përgjegjshme
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), e udhëhequr nga kryetarja Biljana Ivanovska dhe kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, sot dhe nesër marrin pjesë në seminarin e përbashkët që qëllimi i të cilës është shkëmbimi i përvojave dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja institucioneve.
Në seminarin, i cili mbahet nën patronazhin e Projektit të USAAID për Pjesëmarrjen Civile, prezantimet e veta për punën e kanë pasur kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe zëvendës kryetarja e Qeverisë Slavica Grkovska. Edhe Ivanovska dhe Grkovska argumentuan se bashkëpunimi dhe komunikimi është çelësi në procesin e ndërtimit të institucioneve përgjegjëse dhe të përgjegjshme që duhet t’u shërbejnë qytetarëve.
Ligjeruesit e seminarit janë Susanne Hedin, këshilltare e komunikimit, Lena Anderson, udhëheqëse e komponentit të BE-së – Përmirësimi i Parandalimit dhe Luftimit të Korrupsionit dhe Chris Hensho, këshilltar i CEP/USAID.
Pjesëmarrësit, gjatë seminarit, kanë mundësinë të dëgjojnë përvoja dhe të ndajnë mendime në pjesën e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke përmirësuar performancën dhe përgjegjësitë e të dy institucioneve.
Qëllimi i seminarit është përforcimi i bashkëpunimit midis Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Kabinetit Përgjegjës për Politikën e Qeverisjes së Mirë, në funksion të zbatimit të rekomandimeve që KSHPK-ja i dërgon institucioneve përmes zbatimit të politikave të qeverisjes së mirë, parandalimit të korrupsionit, si dhe krijimit të zgjidhjeve sistemike afatgjata dhe të qëndrueshme.