U mbajtë cikli i dytë i trajnimeve për zbatimin e Politikës së Integritetit të njësive të vetëqeverisjes lokale
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, për qasje të vazhdueshme në ndërtimin e njohurive mbi temën e zbatimit të sistemit të integritetit të njësive të vetëqeverisjes lokale, mbajtën ciklin e dytë të trajnimeve për zbatimin e Politikës së Integritetit për njësitë vetëqeverisjes lokale.
Trajnimet u zhvilluan në periudhën 09 – 13 maj 2022 përmes platformës ZOOM.
Ky cikël i trajnimeve u hap zyrtarisht me fjalimet hyrëse të Xhefri Goldstein, zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Shkup dhe Vladimir Georgiev, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe theksuan rëndësinë e implementimit të sistemit të integritetit edukimit të vazhdueshëm për të.
Trajnimi u realizua nga prof. Renata Deskoska nga Fakulteti i Drejtësisë “Justinian I” – Shkup dhe Maja Lazarova nga Departamenti i Demokratizimit i Misionit të OSBE-së në Shkup. Përveç kësaj, ekspertizën e sajë nga fusha, ia ofruan përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, Irena Popovska, Sekretare e Përgjithshme e KSHPK-së, njëkohësisht personi i autorizuar për marrjen e njoftimeve nga denoncuesit dhe Petar Gajdov, përfaqësues i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës së Qasjes së Lirë në Informatat me Karakter Publik.
Qëllimi i trajnimeve është arritja e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe promovimi i sistemit të integritetit, si bazë për nxitjen e sjelljes etike, rezistencës ndaj korrupsionit, parandalimit të konfliktit të interesit, krijimit të kushteve për zhvillim social, pjesëmarrjes së qytetarëve në vendosjen e nevojave dhe interesave lokale dhe besim më të madh të qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale.