NËNSHKRUHET MARRËVESHJE ME REGJISTRIN QENDROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT PËR PËRDORIMIN ELEKTRONIK TË TË DHËNAVE
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe drejtoresha e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maria Boshkovska Jankovski, Më 5 tetor 2022, nënshkruan marrëveshje për përdorimin elektronik të të dhënave.
Sipas marrëveshjes, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për qëllimet e veprimit të tij kompetent, do të marrë të dhëna nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në formë elektronike, duke përdorur shërbimet e internetit të disponueshme përmes Platformës Kombëtare të Ndërveprimit, në pajtim me rregulloret në fushën e administratës elektronike dhe shërbimeve elektronike.
Marrja e të dhënave në formë elektronike nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e zgjidhjes së re softuerike të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përgatitja e të cilit është në fazën përfundimtare dhe që përfshin disa module: paraqitja elektronike e pasurisë dhe interesave, regjistri i personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave me disa organe dhe institucione shtetërore.
Komisionit Shtetëror, me nënshkrimin e marrëveshjes, do t’i mundësohet të marrë të dhënat e nevojshme me të cilat disponon Regjistri Qendror në formë elektronike pa paraqitur kërkesa me shkrim, që do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në zbatimin e kompetencave të saj ligjore, veçanërisht në aspektin e regjistrimit dhe monitorimit të gjendjes së pasurisë dhe interesave.