Pjesëmarrje në takimin rajonal – “Udhërrëfyesi rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme në Ballkanin Perëndimor”
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Mr. Shemshi Sallai dhe Këshilltarja Shtetërore Irena Brzanova morën pjesë në takimin rajonal të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit, e cila u mbajt më 11-13 tetor 2022 në Dubrovnik, Republikën e Kroacisë.
Udhërrëfyesi rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe rrjedhat financiare të paligjshme është miratuar më 25 qershor 2021 në Ohër nga përfaqësues të lartë të qeverisë nga juridiksionet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit në Dubrovnik u diskutua për nivelin e zbatimit të udhërrëfyesit në juridiksionet e shteteve të Ballkanit Perëndimor në përputhje me tre objektivat, për të cilat janë parashikuar edhe afatet kohore për zbatimin.
Në lidhje me zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme, të parashikuara në qëllimin 2, anëtari i Komisionit Shtetëror, Mr. Shemshi Sallai, arsyetoi se Komisioni Shtetëror ka krijuar një bazë të dhënash elektronike për publikimin e të dhënave nga fletët anketuese të personave të zgjedhur / emëruar në faqen zyrtare të internetit ku ato janë të disponueshëm për publikun, është duke u përgatitur një zgjidhje softuerike për dorëzimin elektronik të deklaratës së pasurisë dhe interesave që do të mundësojë digjitalizimin e plotë të formularëve, ka përcaktuar një metodologji për verifikimin e vërtetësisë së të dhënave nga deklaratat e pasurisë dhe interesave, ka qasje të drejtpërdrejtë elektronike në bazat e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërisë dhe të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se është duke u zhvilluar një zgjidhje softuerike që do të mundësojë qasje në bazat e të dhënave të institucioneve të tjera të përmendura në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave,
Komisioni Shtetëror ka zhvilluar trajnime për raportimin e gjendjes së pasurisë dhe interesave, ka kryer dhe ka zbatuar vazhdimisht trajnime për të rritur ndërgjegjësimin e zyrtarëve për konfliktin e interesave, sesionet e Komisionit Shtetëror janë publike, ka përgatitur tre module të mësimit elektronik që do të ngarkohet online, si dhe aktivitete të tjera të parashikuara nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.
Në fund të fjalimit të tij, anëtari i KSHPK-së Mr. Shemshi Sallai theksoi se është e nevojshme që Marrëveshja Ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për verifikimin e deklaratave të gjendjes së pasurisë dhe interesave, e nënshkruar nga Republika e Serbisë, Republika e Malit të Zi dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në Beograd në vitin 2021, të ratifikohet dhe të zbatohet nga ana e shteteve nënshkruese, të cilave do t’i bashkohen shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor.