KSHPK bëri një takim me Ministrin Mariçiq
Ministri për Drejtësi Bojan Mariçiq sot ishte në vizitë në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit, ku bëri një takim me kryetarin dhe antarët e komisionit për anti-korrupsion.
Në fokusin e takimit të sotshëm ishin rekomandimet e GREKO nga rrethi i Pestë të evaluimit, i cili është në temën. ’’Parandalim të Korrupsionit dhe promovim të integritetit tek qeveria qendrore (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatim të ligjit’’.
Në takimin është diskutuar edhe për nevojën e përforcimit të politikave anti-korrupsion dhe nevojën për ndryshime eventuale të ligjit në fushën siç është Ligji për mbrojtje të informatorëve, Kodi zgjedhor, por është diskutuar edhe rreth nevojës për miratimin e një Ligji për prejardhje të pronës.
Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe rreth mundësive për përforcim të kapaciteteve të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për preventivë më efikase dhe luftë kundër korruopsionit.