Në KSHPK u mbajt Ditë e Hapur me studentët të Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi
Sot, në ambientet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u mbajt ditë e hapur me studentët të Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, të shoqëruar nga profesori dr. Gjorgji Slamkov nga Katedra e së Drejtës Penale.

Vizita u realizua me qëllim që studentët të njihen drejtpërdrejt me rolin, kompetencat dhe punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe me rëndësinë e integritetit institucional, parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
Në kuadër të takimit u mbajt prezantim përmes të cilit studentët patën mundësi të informohen për konceptet bazë që lidhen me korrupsionin, konfliktin e interesit, dhuratat dhe përfitimet, si dhe për rëndësinë e sinjalizimit të mbrojtur dhe përgjegjësisë personale në mbrojtjen e interesit publik.

Theks i veçantë u vu në nevojën për forcimin e vetëdijes te të rinjtë për njohjen e rreziqeve korruptive, zhvillimin e vlerave etike dhe ndërtimin e një kulture të integritetit që në procesin arsimor.

Takimi përfaqësoi një mundësi për dialog të hapur me studentët, të cilët shfaqën interes për aspektet praktike të parandalimit të korrupsionit dhe për rolin e të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më transparente, më të përgjegjshme dhe më të drejtë.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbetet i përkushtuar ndaj edukimit, parandalimit dhe bashkëpunimit me komunitetin akademik dhe të rinjtë, si një parakusht i rëndësishëm për avancimin e integritetit dhe vlerave kundërkorrupsion në shoqëri.










